Rama në Maliq: Ndërtuam shkollën e re
Shkolla e mesme e Bashkuar “Rrëmbec”, në Maliq do të hapet vitin e ardhshëm shkollor, tërësisht e re, brenda të gjithë standardeve, për mbi 300 nxënësit e saj, për 60 fëmijë kopshtit që gjendet bashkëngjitur, si dhe 9 mësues.
E ndërtuar që në vitin 1957, për shkak të amortizimit të lartë dhe problemeve serioze të strukturës së saj, pothuaj të gjithë ambientet ishin të pashfrytëzuara.
Kryeministri Edi Rama, inspektoi në terren ecurinë e punimeve për shkollën e re.
“Para një viti, – thotë një nga nxënëset – kishim një shkollë gati të rrënuar dhe sot ajo është një ndërtesë e re. Ishte komplet e rrënuar dhe gati për 20 vite me radhë të gjithë kanë mësuar atje.”
Me investimin shkolla është ndërtuar nga e para, me klasat, palestrën e brendshme dhe atë të jashtme, si dhe hapësirat e domosdoshme për ciklin parashkollor. Duke qenë se kushtet klimaterike të zonës janë me dimër të ashpër, shkolla ka të instaluar sistem qendror ngrohje.
“Me kallamishte ishte, në vend të soletave kishte kallamishte”, tregojnë në bisedë me Kryeministrin mesueset e shkollës. Një prej drejtuesve të punimeve sqaron se duhej ribërë cdo gjë: ” Kemi bërë pothuajse ndërtimin komplet. E kemi prishur të gjithë dhe kemi ndërtuar shkollën të re. Është rreth 2200 metra katror ndërtim”.
“Ka një sistem të ngrohjes qendrore me kaldajë me pelet”, sqaron më tej gjatë inspektimit kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu. Terrenet e reja sportive ne oborrin e shkollës, do të jenë të shfrytëzueshme përveç nxënësve edhe nga komuniteti i zonës, duke synuar kthimin e saj në një qendër komunitare.
Për kryetarin e bashkisë së Maliqit, është një nga shkollat më të mira të Korcës, një premtim i bërë në vitin 2015, tashmë një premtim i mbajtur. “E kemi premtuar në zgjedhjet e 2015 dhe unë vërtetë falenderoj Kryeministrin që na ka mbështetur. Po ju them që ndoshta kjo është nga shkollat më të mira të qarkut të Korçës.”
“Ne as nuk e imagjinonin se do na bëhej palestër, dmth me atë shkollë që kishim,” shprehet me entuziaste një prej nxenësve të gjimnazit të shkollës.
KOHA JONË SONDAZH

