FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Pukë: Basha dhe PD, një tufë njerëzish të mbaruar

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Pukë, në kuadër të takimeve elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Rama hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Rama bëri një krahasim të njerëzve me delet, duke thënë se vetëm këto të fundit nuk duan parqe e ndriçim.

“Vetëm delet nuk duan parqe dhe ndriçim. Basha thotë se nuk duhen palmat, por ekonomia. Ata janë një tufë njerëzish të mbaruar, që s’duan t’ia dinë që këtu lindin njerëz, këtu ka të moshuar, që kanë mushkëri. Liqeni në Pukë ishte mbuluar nga ndërtimet pa leje”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?