FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Në rast se nuk do kishim masakrën e Selenicës, sot do ishim ndryshe…

Edhe pse ishte duke folur për turizmin nga Shëngjini, Kryeministri Edi Rama, ka folur për masakrën e 10 Gushtit që ndodhi në Selenicë të Vlorës, ku Ritvan Zykaj vrau 8 anëtarët e familjes së tij.

Kjo është hera e parë që Rama flet publikisht duke thënë se ky vit mund të ishte dhe shumë mirë me shifrat e vrasjeve.

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”, tha kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?