Rama nga Elbasani: Bashës i kanë mbetur edhe pak orë për të dhënë përgjigje për ofertën që ka në tryezë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një pyetje retorike grave në Elbasan se çfarë do të ndodhte nesër, duke shtuar më pas se për Partinë Socialiste do të niste fushatën elektorale.

Rama: Çfarë do të ndodhi nesër? Do të ndodhë që nesër PS të hapë fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit. Jemi mësuar të shikojmë kriza që në mos të gjitha, në të shumtën e herës janë krijuar nga politikanët, nga vetë elitat e partive që flasin për popullin dhe që shumë pak mendojnë për të dhe shumë më pak punojnë për të.

Sot jemi np fazën përmbyllëse të një krize të krijuar artificialisht. Krizën e një partie të madhe që zgjodhi të mbyllet në çadrën e bulevardit dhe ta kthejë në krizë të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha gjithashtu se Bashës i kanë mbetur edhe pak orë për të dhënë përgjigje për ofertën që ka në tryezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë midis nesh dhe PD-së, as midis meje dhe Lulzimit. Për mua, çështja është mbyllur dhe mbasi në orët që fituan dhe ju dhamë mundësi të fitojnë me tërheqjen nga Kavaja nuk patën mundësi tjetër përveç urrave në Bulevard, nuk kemi tjetër çfarë të negociojmë.

Letra e komisionerit Hahn është letra e Evropës ku i thotë shumë qartë se pse nuk pat një marrëveshje dhe pse duhet të votojnë shqiptarët në 18 qershor. Kjo është një përpjekje e miqve tanë amerikanë që kanë ardhur ta provojnë. Unë nuk flas në emër të tyre, ata e bëjnë duke turbulluar opinionin publik në emër të Amerikës. Duke qenë se kam parë edhe shumë abuzime nëpër media, sepse edhe mediat nuk kanë faj kur kriteri minimal është që gjithçka që këmbehet midis palëve të cilësohet konfidenciale.

Ajo që them unë është se ka shumë pak orë dhe Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë që mbështetet nga miqtë tanë nga SHBA-të dhe është i ftuar ta konsideroj dhe në këndvështrimin tim është se duhet ta pranojë. Kjo është një vendimmarrje e tij dhe Partisë Demokratike. Një gjë është e sigurt; nuk luajmë me Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?