Rama niset drejt Beogradit, ja axhenda

Kryeministri shkoi në Aeroport rreth orës 08:00. Në këtë vizitë ai është i shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Gjithashtu në avion ndodhen dhe shumë gazetarë shqiptarë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar, pas 68 vitesh. Vizita e fundit ishte e liderit komunist Enver Hoxha në Jugosllavi.

Ora 08:00 Gazetaret hipin te paret ne avionin qe do te çoje delegacionin e kryeministrit Rama drejt Beogradit. 10 Nentor 2014

Vizita e kryeministrit Rama është një vizitë e vështirë për shkak të tensioneve mes dy vendeve, por dhe faktit se kryeministri serb Vuçiç nuk hoqi dorë asnjëherë nga akuzat se vëllai i kryeministrit Edi Rama, ishte organizator i dronit me banderolën e Shqipërisë së madhe që u valëvit në stadiumin e Beogradit.

Vizita ishte parashikuar më 22 tetor por u shty për shkak të tensioneve që ndodhën pas ndeshjes të zhvilluar me Serbisë dhe Shqipërisë.

Thuhet se dy kryeministrat do të bisedojnë për rreth 20 minuta dhe më pas do të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërshtetërore.

Kryeministri Rama, pas vizitës në Beograd do të vizitojë edhe Preshevën, më 11 nëntor.

Sipas axhendës së publikuar një ditë më parë, kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të nisen nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 8.30, dhe pas një ore pritet të mbërrijnë në aeroportin e Beogradit. Menjëherë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takimin e parë në orën 11:00 me homologun serb, Aleksandër Vuçiç dhe pas 10 minutash, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e pas 20 minutash do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve.

Në 12 e 15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët. Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë o pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhndën e Kryeministrit për ditën e pare.

Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit.

Vizita në Preshevë

Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar

Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës.

SHKARKO APP