Rama njofton se të dielën shpall qeverinë e re, zbulon një portofol të ri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se të dielën, më 27 gusht 2017, do të shpallë qeverinë e re. Qeveria e re tha ai do të ketë edhe një ministër shteti vetëm për shqiptarët jashtë atdheut.

Në takimin me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e BE-së dhe NATO-s, kreu i qeverisë pohoi se pas shpalljes së kabinetet qeveritar, ministri Bushati do të takohet me ambasadorët.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do t’i kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, pohoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu edhe siç u bë e ditur më herët, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën më 27 gusht për prezantimin e raporteve të grupeve të punës të ngritura nga kryetari i partisë Edi Rama pas zgjedhjeve, ku mendohet se do të zgjidhet edhe qeveria e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?