Rama nuk duron dot më dhe sulmon “BILD”: Baltë e paguar, fajin na e ka Saliu!
Ndryshe nga nata e mbrëmshme ku në studion e Sokol Ballës, u tregua i kujdesshëm ndaj gazetës më të madhe në Europë, Bild, e cila shpërtheu skandalin më të fundit të përgjimeve ku vërtetohet se si PS bashkëpunon me klane të rrezikshme kriminale për zgjedhjet, por jo vetëm, mëngjesin e sotëm gjatë një “muhabeti kafeje”, Rama ka sulmuar hapur gazetën gjermane.
Duke folur për përgjimet e publikuara nga “BILD”, duke gjerbur kafenë e mëngjesit në njësinë nr.10 në Tiranë i shoqëruar edhe nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryebashkiakun Veliaj dhe disa qytetarë, Rama tha me përçmim, se “ajo gazetë me të tilla gjëra merret dhe është opozita që paguan artikujt”, që sipas tij po e bëjnë Shqipërinë cope-copë.
“Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo thjeshtë ne, edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Tmerr i madh, në atë rast i ka marrë ai. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë puna e vet, por shumë angazhim, energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë.
Të gjithë kanë pasur opozitë, beteja, të gjitha ata që janë në BE, edhe Bullgaria bojkot kishte, por morën presidencën e BE 6 muaj, bënë paqe politike. Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna, dhe të gjithë ata që dolën nga këto historira ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë, është skandaloz ca të them”, tha Rama gjatë muhabeteve në një kafene në njësinë nr.10 në Tiranë.
/syri.net
KOHA JONË SONDAZH

