Rama: Nuk i hap rrugë opozitës. Unë po bëj shtet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kurbin, gjatë prezantimit të kandidates së PS për bashkinë, Majlinda Cara, se qeveria nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për të bërë zgjedhje pa opozitën.
Edhe pse në fushatë nuk ka asnjë rivalë politik për 61 kandidatët, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Ne vazhdojmë drejt 30 qershorit në një betejë që nuk është pa kundërshtarë. Në vazhdojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë përballë kemi ata që duan të na tërheqin pas. Është betejë mes nesh që bëjmë sa mundemi për ta çuar Shqipërinë përpara dhe atyre që duan ta kthejnë Shqipërinë pas me çdo kusht, ta kthejnë këtë vend aty ku e kemi parë në të shkuarën. Ata kanë frikë nga zgjedhjet ndaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje. Ne po bëjmë shtet, mos u merrni me opozitën e falimentuar”,- tha Edi Rama.
Ajo që bie në sy në fushatën e Ramës këto ditë është se edhe pse kemi të bëjmë me zgjedhje vendore, kandidatët nuk kanë asnjë premtim për banorët e zonave që duan të drejtojnë, por falsin vetëm kundër opozitës.
Sot në Kurbin nuk u fol as për investime dhe as për projekte që qeveria dhe bashkia ka ndërmend të investojë, por vetëm për opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?