FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Nuk i shkarkoj ministrat teknikë, pres që ata të largohen vetë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media për të folur në lidhje me samitin e Triestes. Në fillim të fjalës së tij, Rama hodhi poshtë deklarata se Shqipëria nuk ka marrë asnjë fond.

Më pas i pyetur nga gazetarët, Edi Rama ka folur edhe për ministrat teknikë. Sipas tij, ai nuk do ti shkarkojë, por pret që ata të largohen vetë.

‘Unë nuk kam thënë asnjëherë që do ti shkarkoj, kam thënë që ata do të ikin. Misioni i tyre tani ka mbaruar dhe mbaroi me sukses dhe unë pres që ata të largohen vetë’, tha Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për ministrat e PD-së që janë në qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?