FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nxjerr pamjet, si është transformuar bregdeti i jugut

Sezoni turistik sapo ka nisur dhe Kryeministri Edi Rama, prej kohësh po merret personalisht me promovimin e turizmit.

Por ditën e sotme, ai ka vendosur të tregojë për të gjithë shqiptarët, se si ka ndryshuar zona e bregdetit në jug të vendit.

Me anë të një video, ai sjell ndryshimet e pësuara që nga Vlora, Himara dhe më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me këtë kujtesë prej vetëm 120 sekondash të transformimit rrënjësor të hapësirave urbane përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare të Jugut të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në videon më poshtë gjeni pamjet e plota, ku mund të vini re edhe ndryshimin.

Herë pas here kreu i qeverisë, publikon edhe shkrime të mediave ndërkombëtare, ku i bëhet jehonë turizmit në Shqipëri.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?