Rama: Pandi Majko nuk më donte kryetar partie, se isha beqar

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e së premtes në Njësinë Nr.5 në Tiranë, për të shpërndarë disa karta anëtarësie për simpatizantët e PS-së.

Ai shoqërohej në këtë takim nga Pandeli Majko, me të cilin ka shkëmbyer edhe disa batuta.

Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa…

Swiss Digital Desktop Reklama

Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake.

Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra.

Mirëpo Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

Mirëpo Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë.

Unë  shkova tek zyra e Pandit dhe i thash “vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja  ku me kë unë këtu jam”.

Më pa dhe në tha “ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull”.

E donte kryetarin e partisë të martuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?