FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Partia Demokratike sulmoi hapur Prokurorinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit, pak pas votimit të heqjes së mandatit të dy deputetëve të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme për kallzime të rreme para këtij organi, se Partia Demokratike sulmoi hapur Prokurorinë ditën e djeshme.

Duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Rama u shpreh se mbrëmë organi i Prokurorisë u ‘godit’ në mënyrën më të pashoqe. Kreu u qeverisë, tha se qëndrimi i PD në senacën e sotme duke mos marrë pjesë në votimin për heqjen e mandatit dy deputetëve është i pakuptueshëm, pasi ka shprehur një qëndrim mbështetës ndaj Prokurorisë.

Rama u shpreh më tej se edhe ne si maxhorancë jemi të pakënaqur me Prokurorinë, por përgjatë gjithë këtij harku kohor në qeverisjen e vendit, jemi shprehur duke ruajtur me vendosmëri etikën dhe parimet tona të mos ndërhyrjes në punët e drejtësisë. “PD ka bërë të kundërtën gjithnjë. Madje na ka akuzuar rëndom, pa shkak se po përpiqemi të ndërhyjmë mbi Prokurorinë kur ne kemi shprehur opinonin tonë, lidhur me çështje të caktuara”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?