FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: PD vetëm çmonton shtetin, nëse doni këtë votojeni më 25 Qershor

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga zona e Saukut në një takim me banorë se përse qytetarët duhet të votojnë si alternativë, Partinë Socialiste.

Sipas Ramës, PS di të ndërtojë shtet kurse PD vetëm shkatërron. “Jepjani çelsat e zyrës demokratëve dhe do të shihni se vetëm shkatërrojnë. Janë si fëmijë që prishin lodrën më të cilën luajnë”,- tha Rama.

Rama vendosi dhe objektivizmin e PS në Tiranë për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se “nëse në 2013 morën 16 mandate, në 2017 socialistët duhet të marrin 18 mandate”,- tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?