FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për Danas: Vizita e Vucic, po ecim përpara në rrugën që nisëm në Berlin

 

“Ne shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, dhe së bashku të ecim në rrugën e paqes dhe të integrimit europian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin sot atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore”.

Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama për gazetën serbe “Danas”, një ditë para vizitës së homologut  serb Alekandër Vuçiç në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri dhe do të pritet me të gjitha nderimet që përcakton protokolli shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çka nënkupton se siç u ngrit flamuri shqiptar në pallatin “Serbia” dhe u këndua himni shqiptar, kur Rama vizitoi Beogradin më 10 nëntor, edhe në Tiranë nesër do të këndohet himni serb dhe do të ngrihet flamuri serb.

“Kjo vizitë ka një domethënie të vecantë është një indikator i vendosmërisë tonë për të ecur përpara në rrugën që nisëm në Berlin, gushtin e kaluar, nën lidershipin vizionar për Ballkanin  të kancelares gjermane Angela Merkel”, tha Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?