FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për PD-në: Ka një kope me lepuj në bark nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një pjesë të fjalës së tij në Kongresin zgjedhor të PS-së, opozitës e pikërisht Partisë Demokratike e cila nuk është regjistruar në zgjedhje.

Ai tha se PD ka ikur në drejtim të paditur dhe do të hedhë në erë zgjedhjet për të hedhur në erë vettingun.

“Është e pabesueshme një parti që lindi nga aspirata ta bëjmë ‘Shqipërinë si gjithë Europa’, PD ka ikur sot në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë me madhe se sa një kope lepujsh në bark nga drejtësia. Mbyllur në një bunker plasmasi, ka shpallur luftë me mullinjtë e erës, tërë dynjasë, jo mua, as ne por Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së, Amerikës”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?