Rama për Trump në televizionin francez

Gjatë intervistës në televizionin francez, Rama ndër të tjera u pyet edhe për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Gazetarja ka dashur të dijë më shumë rreth marrëdhënieve tona me Amerikën, si edhe për mendimin e Ramës për presidentin .

“Në Shqipëri u prit mirë zgjedhja e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje ka pasur dhe rrugë me emrin e tij në Tiranë,” u shpreh gazetarja.

Ndërsa Rama nga ana e tij, u përgjigj se kushdo që të bëhet President i SHBA-së, në Shqipëri do të ketë popullaritet mbi Perëndinë. Sa i përket marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit, Rama u shpreh se po jetojmë kohën më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u pyet edhe për marrëdhëniet me SHBA, Rama tha se presidenti amerikan është mbi Perëndinë në vendin tonë sa i përket popullaritetit. “Kushdo të jetë presidenti i SHBA, do të jetë mbi Perëndinë për sa i përket popullaritetit. Ne kemi jetuar në komunizëm dhe SHBA ishte një mollë e ndaluar për ne, por tashmë gjërat kanë ndryshuar”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?