FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Përfshirja e Presidentit të zgjedhur e bëri fushatën të çuditshme

Kryeministri Edi Rama ka folur jashtë dyerve të Kuvendit, ku u miratua lista me 27 kandidatët për vettingun. Rama u ndal ndër tjera edhe te fushata elektorale, duke e cilësuar atë më të qetën në historinë e fushatave elektorale në vend. Ndër të tjera, Rama thumboi dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, teksa tha se e vetmja gjë e çuditshme është futja e presidentit në fushatë.

“Fushata elektorale, të gjithë qytetarët e kanë parë, është fushata më e qetë që kur mbaj mend unë, nga pikëpamja e retorikës, e ndotjes së mjedisit me postera, bandera, flamuj, fotografira, e lloj-lloj karagjozllëqesh. Palët kanë idetë e tyre, kanë një moment që e kalojnë atë masën e jetës normale. Por s’ka ndodhur ndonëjherë që të jetë një fushatë kaq e qetë. Ajo që e ka bërë fushatën të çuditshme është futja e Presidentit në fushatë, unë nuk dua të bëj koment për këtë, sepse për ne në vëmendje janë njerëzit”, tha Rama

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?