Rama përshëndet “Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Kreu i qeverisë shqiptare ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrave të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Tsipras. Ne një postim ne Twitter, Rama e konsideron historik vendimin e sotëm dhe shton se Ballkani është tashme një vend me i mire fale vendosmërisë se treguar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Edhe kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka uruar vendet fqinje për arritjen e dakordësisë ne çështjen e emrit. “Kjo hap rrugën jo vetëm për një vend, por për te gjithë rajonin drejt familjes euroatlantike. Përkundër te gjitha gjasave, diplomacia punon!”-shkruan Bushati ne Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagime pozitive ka pasur edhe nga shefja e politikes se jashtme ne BE, Federica Mogherini, ndërmjetësuesi i OKB për çështjen e emrit, Methju Nimic, presidenti kosovar Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj e shume te tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?