Rama: Porti i Durrësit duhet të jetë rajonal, Ballkani i Hapur krijon më shumë hapësira
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se është ndjerë i nderuar me pritjen që i është bërë sot në Gjakovë.
Ai zbuloi marrëveshjen që duhej të firmosej ditën e nesërme, por u shty nga ana e Kosovës. Sipas tij Porti i Durrësit, duhet të jetë rajonal.
“Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë duhet të kemi një marrëveshje.
Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje.
Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë tha se Ballkani i Hapur krijon hapësira për të gjithë dhe zgjeron frymëmarrjen ekonomike.
”Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë është në anën e Kosovës. Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu dhe rritja me e madhe eshte ketu.
Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”, theksoi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

