Rama poston videon për Unazën e Re të Tiranës, por komentuesit “e kanë hallin” te Lali Eri
Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me pamjet e para nga hapja e Unazës së Re të Tiranës. Duke u uruar ditën e mbarëm kreu i qeverisë ka zgjedhur mëngjesin e sotëm këtë investim të realizuar që sipas tij, lidh shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan.
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje ?”, shkruan kryeministri Rama.
Ashtu si pas çdo postimi të kryeministrit në rrjetin social “Facebook”, ndjekësit e tij i turren me komente. Teksa e urojnë për punën dhe e inkurajojnë të vazhdojë më tej, duke i kujtuar se në vendin tonë ka ende shumë punë për të bërë, ata nuk harrojnë as kryetarin e Bashkise, Erion Veliajn.

DISA NGA KOMENTET
“Sesht hapur mo pse mashtron po presim lali erin me e hap”
“Mirmengjes.po ketej nga njesia 11 kur do I shtroje rruget lali eri.klb”
“gjesi z.Rama! duke ju bere komplimente per punen e palodhur dhe rezultatet dale prej saj uroj qe kjo unaze te perfundoje sa me shpejt e gjitha,shtoj qe ndekohe qe nje pjese e kryeqytetasve i gezohet hapjes se kesaj pjese moderne te unazes nje pjese tjeter po vuan pasojat e punes se nisur dhe lene pergjys ne pjesen veriindore te saj.”
“Miremengjjes zoti kryeminister urime…!! po na shiko dhe pak ketej nga sukthi se kena 48 ore pa drita… jena ne vitin 2017 ???????”
“Jo vetem qendrat z rama se nuk jetojne njerez vetem aty.
Mendo dhe per periferite e qyteteve se akoma jan rruget me qarkull si para 200 vjetesh.”
“Po tabela orientuse do vijni ndonjeher neper rruge se erdha 3 jave ne shqiperi dhe nuk dije ku te vine.qytete pa semafore ne te gjithe shqiperin”.
“Pershendetje, dhe urime krytarit te palodhur Lali Erit, qe po ja zgjeron mushkrite Tiranes she po e shenderron ne nje nga Kryqytetet me te bukur ne Europe”
“Mirëmëngjesi, por problemi është kur do mbarojë e gjith unaza jo vetëm disa metra kilometra.”
KOHA JONË SONDAZH

