FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Presim 10 milionë turistë

Sot është hapur sezoni turistik në Qarkun e Vlorës. Kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi është që këtë vit Shqipërinë ta vizitojnë 15% më shumë turistë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në harkun e 5 viteve synimi është që vendin tonë ta vizitojnë 10 milionë turistë.

“Sivjet në rastin më të keq do të kemi 15% më shumë turistë sesa vjet, nuk ka diskutim se objektivi për të arritur 10 mln turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme është i mundur, pasi potencialet nuk janë shfrytëzuar. Nuk e zgjodhëm kot Vlorën, pasi është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit. Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares”, tha Rama.

Një nga investimet më të mëdha në qarkun e Vlorës është aeroporti, që pritet që të nisë punimet së shpejti, ndërsa Rama tregoi edhe afatin se kur pritet që të jetë gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

:”Aeroporti do të nisë së shpejti. Kam bindjen se do ta realizojmë aeroportin më shpejt sesa parashikohet dhe uroj që të dalë sikur unë kam bindjen dhe ta kemi të hapur deri në 2020″, tha kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?