Rama-PS: Asnjë të mos mungojë në seancë nesër, nuk do të lejohet dalja

Rama ka mbledhur ditën e sotme në selinë e PS deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Ai pasi ka folur me ta në praninë e mediave, e ka vazhduar takimin me dyer të mbyllura me ta duke u dhënë pororsi në pragfillimin e sesionit të ri parlamentar.

Mësohet se Rama u ka kërkuar në mënyrë të prerë deputetëve që të jenë të gjithë të pranishëm në seancën e nesërme, në të parën seancë të Kuvendit të ri të Shqipërisë, ku do të bëhet votimi i Gramoz Ruçit si kryetari i ri i Kuvendit.

“Asnjë të mos mungojë në seancë nesër. Duhet korrektesë maksimale. Nesër nuk do të lejohet dalja nga rendi i ditës i punimeve të përcaktuara të seancës së Kuvendit”,-është shprehur Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?