Rama publikon pamje nga Muzeu i Durrësit, komentuesit: Vangjushi ka betonizuar historinë

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes i uroi shqiptarëve ditë të mbarë me pamje nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit.

Në postimin e tij në “Facebook”, Rama shkruan se nga 0 vizitorë në vitin 2013, tani muzeu vizitohet prej 8334 njerëzit në vit.

Madje ai shkruan se ky numër i madh vizitorësh përkthehet në mbi 3 milionë lekë të ardhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, ku nga zero vizitorë e zero të ardhura në 2013, pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, është vizituar mesatarisht nga 8,334 vizitorë çdo vit, duke gjeneruar edhe mbi 3 milionë lekë të ardhura,” shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ka nga ata komentues, kryesisht qytetarë të Durrësit që janë të pakënaqur. Njëri prej tyre përmend rastin e sheshit Veliera, ku akuzon kryetarin e bashkisë Vangjush Dako se ka betonizuar historinë.

“Ca muzeu me amon ti pse hap plage apo harrove qe vangjushi ka betonizu gjysmen e historisë” shkruan ai.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?