Rama publikon pamjet e riatdhesimit të 13 shqiptarëve nga kampet e ISIS

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e riatdhesimit të 13 shqiptarëve nga kapmet e ferrit të ISIS në Siri.

4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit. Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Kemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët“, shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?