FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama publikon transformimin e një shkolle, komentuesit: Fëmijët po i blejnë librat me lekë borxh

Kryeministri Edi Rama këto dy ditë, i ka uruar “mirëmëngjes” shqiptarëve me rikonstruktimin e shkollave në Shqipëri.

Këtë mëngjes ai ka postuar në rrjetin social Facebook, transformimin e shkollës “Abaz Shehu” në Tepelenë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj ditë të mbarë me këto pamje të transformimit të shkollës ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë nuk kanë munguar as komentet ndaj tij, me disa qytetarë që i përmendin faktin se shumë fëmijë nuk kanë as para për të blerë librat e shkollës.

“Fëmijët shqiptarët i blejnë librat me lekë borxh, ka shtete rreth nesh që i shpërndajnë librat falas për fëmijët” ,shkruan njëri prej tyre.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?