Rama pushon gazetarët që mbulojnë Kuvendin: S’ka pse të jeni kaq shumë

Sapo TVSH-ja “ka lëshuar pe” dhe transmetimi direkt i Kuvendit ka rinisur në të gjitha mediat pas protestës së opozitës, në Kuvend e ka marrë fjalën Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se transmetimin direkt duhet ta bëjë Kuvendi dhe s’ka arsye të ketë aq shumë gazetarë e kameramanë që ta ndjekin atë. Lidhur me akuzat e opozitës se ai po zhyste opinionin në terr dhe po fshihte debatet, Rama tha se kjo ishte komedi dhe se opozita duhet të kthehej në sallë.

“Së pari është koha që mënyra si funksion shërbimi i parlamentit për dhënien e hapësirës televizive në raport me punimet e tij të ndryshojë, – tha Kryeministri. – Deri më sot jemi në kushtet e një shërbimi komunist në kushtet e demokracisë.

TVSH nuk mund të ketë asnjë ekskluzivitet mbi hapësirën e jetës parlamentare, si në çdo vend normale, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, shërbimin e vet për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Nuk është nevoja për 25 kamera në Kuvend dhe për kaq shumë gazetarë e burime njerëzore, mjafton regjia televizive e Kuvendit dhe ua jep aksesin atyre që kanë dëshirë ta transmetojnë të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji që i imponon TV publik dhënien falas të sinjalit është adaptim në kushtet e demokracisë i një situate komuniste. Këtu nis e mbaron gjithçka dhe kërkesa e TV publik për t’ua shitur apo për t’iu imponuar TV private një faturë, dhënien e sinjalit me logon e TVSH, është diçka që i takon të shkuarës, sepse asnjë TV qoftë publik e privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet”­ tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?