Rama: Qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” lidhur me organizimet në Vlorë për protesta.

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
Nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, deklaron Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?