FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Qeveria e ardhshme do të ketë më pak ministri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kabineti i ardhshëm qeveritar do të jetë më i vogël se ky ekzistuesi. Deklaratat i bëri gjatë një dëgjese publike në qytetin e Durrësit. Por ai nuk dha më shumë detaje se cilat ministri do të shkurtohen.

“Në fillim të shtatorit do të jemi gati me blloqet e mëdha duke filluar nga qeveria e re, që do të jetë më e vogël, më eficente dhe patjetër, do të ketë kapacitetin për të garantuar bashkëqeverisjen. Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite” deklaroi Rama

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?