FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Rama Ra”, mesazhi i aleatit të Bashës nga Kavaja pas tërheqjes së kandidatit të PS

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar nga Kavaja ku ndodhet prej dy ditësh, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, aleati i Bashës tregon atmosferën në Kavajë, pas vendimit të Ramës.

“Fitoreeeeeeee ? Përshëndetje nga Kavaja RAMA RA”, shkruan Kreshnik Spahiu, bashkangjitur fotos ku shfaqet bashkë me disa të rinj, që mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Rama ra”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën për mediat pasditen e sotme, kreu i qeverisë i përcolli kryedemokratit Basha mesazhin se do të ketë afat deri të dielën më 7 maj që të arrijnë një marrëveshje. Në të kundërt sipas Ramës, duke filluar nga 8 maji do të nisë fushatën zgjedhore për 18 qershorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ramës, me apo pa PD, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 18 qershor, siç është dekretuar nga presidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?