Rama reagon pas ndryshimeve në qeveri: Ja misioni i dy ministrave të rinj
Kryeministri Rama ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe zëvendësimine tij me Arben Ahmetajn, i cili u zëvendësua nga Milva Ikonomi.
“Misioni bazë për dy ministrat e rinj, përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshem i biznesit të ndershëm”, shkruan Rama në FB.
Prej kohësh janë kërkuar ndryshime në qeveri, madje dhe nga aleati Meta, në mënyrë indirekte, por Rama kishte këmbëngulur të mos bënte ndryshime.

