FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama refuzon të komentojë situatën politike: Po flasim për qiellin dhe nuk mund të flasim për nëntokën

Shefi i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp sot në Kryeministri por për të folur për ekonominë, jo aktualitetin politik.

Në fakt bëhej fjalë për përurimin e një linje ajrore shqiptare të re.

Rama nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për situatën politike dhe mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit, ndonëse nga çadra para Kryeministrisë edhe sot janë artikuluar akuza të shumta në drejtim të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga një prej gazetarëve për situatën e pazakontë në vend, kryeministri ka refuzuar të përgjigjet, megjithatë përgjigjja ishte brenda refuzimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë konferencë po flasim për qiellin që duam të arrijmë dhe nuk mund të flasim për nëntokën”, tha kreu i qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?