FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Rruga e Vermoshit ka shpëtuar Alpet e mrekullueshme shqiptare nga izolimi dhe harresa çerekshekullore

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirëmëngjes me një imazh nga transformimi i rrugës së Vermoshit nga vitiit 2013 dhe sot.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të rrugës panoramike të Vermoshit në 2013 dhe sot.

Kjo rrugë jo vetëm që ka shpëtuar nga izolimi dhe harresa çerekshekullore Alpet e mrekullueshme shqiptare, sot një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, por ka bashkuar shqiptarët këtej e andej kufirit duke shkurtuar ndjeshëm distancat me Plavën, Gucinë e Podgoricën dhe duke sjellë zhvillim e perspektivë reale për ekonominë lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj përpara Për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”, shkruan Kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?