Rama shkarkon zv/ ministrin e LSI

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ilir Marko. Vendimi nga Këshilli i Ministrave është marrë në datë 15 shtator me propozim të kryeministrit Rama.

 Zv/ministri i Brendshëm pati një shkëmbim mesazhesh me ish-ministrin Saimir Tahiri gjatë fushatës elektorale. Për këtë shkak, Rama kërkoi shkarkimin e tij në 22 qershor, por për shkak se qeveria nuk u mblodh asnjëherë gjatë fushatës, vendimi është marrë pas mbledhjes së qeverisë së re.

 VENDIMI

Swiss Digital Desktop Reklama

Nr. 513, datë 15.9.2017

Swiss Digital Mobile Reklama

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,

“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

  1. Ilir Marko, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?