FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama “shndërron” Berishën, Bashën dhe Ndokën në “Tomka dhe shokët e tij”

Tërheqja e Kryeministrit nga zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, nuk kalon lehtë. Një ditë pas tërheqjes, kreu i qeverisë nuk ka mundur të mos “provokojë” kundërshtarët që dje festuan për fitoren.

Në një postim në facebook, Kryeministri ka përzgjedhur një skemë filmi, përkatësisht “Tomka dhe shokët e tij”, por me protagonistë politikanët e opozitës.

Me një foto montazh, “meme” me fytyrën e Berishës, Bashës dhe Ndokës, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me mesazhin: “Kur futesh në rrjetë pa top”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet e 7 Majit nuk do të mbahen pasi situata nuk ishte e qetë. Kishte informacione për destabilitet, trazira sociale të dielën në Kavajë gjatë procesit të votimit. Sipas kreut të PD-së, marshimi që do u mbante në Kavajë në orën 11:00, do të ishte për zgjedhje të lira e të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?