FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama sulmon aleatët: Nuk i duam më në prehër, na jepni timonin

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në turin elektoral të kësaj të diele të zgjedh Roskovecin për të prezantuar para qytetarëve programin e PS-së. Mes të tjerash kreu i qeverisë sulmoi LSI-në dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS, që kjo e fundit të marri timonin e reformave.

“Me vendosmëri Rama vlerësoi programin qeverisës të këtyre 44 muajve, ndërsa pohoi se për mandatin e ardhshëm Në 25 qershor një votë edhe më e fuqishme e PS do bëjë që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë 4-fishin e këtyre që bëmë në 44 muaj. Është e qartë se çka kemi bërë është mjaftë për të kuptuar se e vetmja forcë që bënë punë, është PS. Do ju heqim nga qafa drejtuesit nga Hipotekat, patentat. Ndaj, mos ja jepni votat e tyre që merren me votën tuaj. Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind, nëse na e jepni timonin e reformave pa na vënë të tjerë në prehër. Mos i lejoni partitë e tepsisë që ti fusin fusin duart tek mësuesit e fëmijëve tuaj”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?