Rama sulmon Unionin e gjyqtarëve

Edi Rama deklaroi se është i shqetësuar për çështjen e reformës në drejtësi, duke iu referuar kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e 3 neneve të ligjit të Vettingut.

Rama deklaroi se këta gjykatës po shkojnë si “skutha” të godasin Vetting-un. Sipas Ramës, ky është një puç që i bëhet Vetting-ut, pasi gjykatësit i tremben si “djalli temmjanit”.

“Ajo që më intereson është diçka që po ndodh me reformën në drejtësi. Një tentativë, një puç për vettingun. Shoqata e gjyqtarëve ka shkuar në Kushtetuese, për një aspekt të reformës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ka mundësi që këta gjykatës që shkuan dhe më parë në Kushtetuese për të goditur një ligj të reformës në drejtësi, sot si skutha kur të gjithë njerëzit janë përqendruar tek fushata apo të lehtësuar, kërkojnë ta godasin vettingun. Vettingu është tamam si temjani që tremb djallin dhe do ketë vazhdimisht përpjekje për ta bllokuar dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS.” – deklaroi Rama në emisionin “Studio e Hapur” që po zhvillohet në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama u shpreh se nuk shqetësohet për deklaratat e aleatit në koalicionin aktual qeverisës, LSI-së të bëra ndaj tij.

“Nuk më interesojnë këto fjalime apo akuza në proces elektoral.” – u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?