FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Ta dëgjojnë amerikanët dhe europianët se pa Erdogan, muret e BE rrëzoheshin!

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama në TRT World Forum 2022 në Turqi, foli për rolin e madh të Presidentit turk, Erdogan.

Ja se çfarë në Forum: “Duhet të kemi një aleat startegjik si Turqia. Dhe ta themi me zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë miqtë tanë amerikane dhe europian, që në Ballkanin Perëndimor, Turqia është fuqi vendimtare. Nuk mund ta harrojmë rolin qendror që Turqia ka luajtur për të ulur tensionet në rajon. Duket se kur sistemi ndërkombëtar dështuar dështuar, padyshim Turqia ka kontribuar shumë në sigurinë përballë këtyre sfidave të reja që vijnë. Le të kthehemi pas pak në kohë, në ato momente vendimmarrëse për historinë e Evropës, kur kriza e emigrimit nisi që nga viti 2016. Pa Angela Merkel dhe pa Evropën ne nuk do të ishim të sigurtë. Ishim të mirëpritur, por pa Rexhep Taip Erdogan nuk do të ishte e mundur që të qëndronte BE”, tha Rama.

Forumi i mbajtur në Turqi kishte në qendër të agjendës sfidat globale dhe rajonale, me fokus luftën në ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?