Rama takohet me kompani investuese të Wall Street në SHBA

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në SHBA, ka pasur një takim edhe me kompani investuese të Wall Street.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja jonë në SHBA, Floreta Faber, e cila ka postuar disa foto nga takim që është mbajtur.

“Gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme në OKB, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kompani investuese të Ëall Street.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit u prezantua potenciali ekonomik i Shqipërisë dhe mundësitë e investimeve në fushën e naftës dhe energjisë së rinovueshme, minierave, zhvillimin e turizmit, zhvillimin e bujqësisë dhe produkteve bio, si dhe prioriteti në sjelljen në Shqipëri të linjave të prodhimit dhe zhvillimeve të fundit të teknologjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompanitë paraqitën mjaft interes dhe drejtuan një numër pyetjesh në lidhje me ambjentin e bërjes biznes dhe zbatimin e ligjit në vend.”, -shkruan ambasadorja. /GazetaExpress/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?