Rama: Taksa është një klithmë që duhet dëgjuar

”Komisioneri Hahn ka të drejtë!Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive?Hiç% të asaj që ka merituar!E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar”.

Ky është reagimi që kryeministri Edi Rama ka për përpjekjen e Europës për të bindur Kosovën të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se taksa është e fortë, shkatërruese por ama është një mesazh politik që Kosova i jep Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?