FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Të bëhet vlerësimi i titujve akademikë

Kryeministri Edi Rama foli sot për transparencën e vlerësimit të titujve akademikë, duke thënë se këtë proces nuk mund ta bëjë dot e vetme qeveria apo Ministria e Arsimit. Ai u shpreh se kjo duhet bërë nga vetë universitetet, por drejtuesit e këtyre institucioneve po tregohen mjaft indiferentë. Ministri Rama iu ka dhënë përgjigje tre kërkesave të studentëve.

“Transparenca e titujve akademikë është diçka që qeveria nuk e bën dot vetë as Ministria e Arsimit dhe nuk duhet që t’i hyjë dhe ta bëjë vetë, por duhet ta bëjë çdo Universitet. Dhe as ka shanse që transparenca e titujve të ndërmerret në kushtet kur një rektorat, siç është ai i Universiteti të Tiranës, bën sikur nuk kupton dhe sikur nuk dëgjon. A i flet përçart duke krijuar më shumë konfuzion.

Së dyti vlerësimi i pedagogëve nga ana e studentëve. Është një kërkesë e bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Dhe e treta, shqetësimi i studentëve për tregun e shitjes së librave në këmbim të notës. Edhe kjo nuk po adresohet asgjëkund. Po bëjmë përpjekje që është e diskutueshme, që të përkthejmë libra nga anglishtja në shqip, për t’ua vënë në dispozicion pedagogëve dhe studentëve”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?