Rama tërhoqi kandidatin nga gara, por ja çfarë ndodhi në Kavajë (VIDEO)
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr kandidatin në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, duket se ka qenë i minutës së fundit, pasi nëse do të ishte marrë më herët, dega e PS-së në Kavajë do të kishte anulluar festën me rastin e përmbylljes së fushatës zgjedhore.
Qindra mbështetës të Partisë Socialiste në Kavajë, u mblodhën pasditen e djeshme në stadiumin “Besa” për të festuar me birra mbylljen e fushatës zgjedhore.
Në festime ishte i pranishëm edhe Ministri Arben Ahmetaj, koordinatori i PS-së për Kavajën, si dhe kandidati në garë, Klodian Shehi.
Me dhjetëra anëtarë të FRESSH trokitën gotat me birrë, duke i uruar suksese kandidatit në garë, por pas deklaratës së Ramës atyre u mbetei vetëm gëzimi i festës me birra, pasi garë nuk ka.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=J1sBbU6duU4″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

