FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama tregon ku ishte mbrëmë natën: M’u mbushën sytë me lot…

Shefi i qeverisë Edi Rama ka rrëfyer para qindra, mijëra mbështetësve në Durrës se ku ka qenë mbrëmjen e kaluar.

Rama tha se ka shëtitur vetëm në kantierin e sheshit Skënderbe ku kishte përjetuar emocione të forta që i ndau me të pranishmit.

Jo pa patos kryeministri tha se shumë kohë u humb për të ndërtuar qendrën e Shqipërisë, kryesheshin e tokës amë me të cilin identifikohet çdo shqiptar në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama bëri fajtore politikën për mosndërtimin e këtij sheshi për vite me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbrëmë vonë, pas mesnate shëtita vetëm në kantierin e sheshit Skënderbe, mu mbushën sytë me lotë. Sa shumë kohë u humb për të ndërtuar më në fund qendrën e Shqipërisë, kryesheshin e tokës amë me të cilin identifikohet çdo shqiptar në të gjithë botën. Sa shumë energji u shpenzua për luftëra të pamëshirshme politike duke e privuar sheshin e Skënderbeut për vite të tëra të rilindë në shekullin e ri. Kush fitoi në gjithë ato luftëra barbari, askush. Kush humbi, gjithë shqiptarët, edhe socialistët edhe demokratët edhe vendasit edhe autoktonët edhe të ardhurit. për pak javë ai shesh do të jetë për të gjithë edhe pasqyrë reflektimi se çfarë pasojash ka politika pa dashuri. Gjynah, shumë gjynah, sa shumë vite kemi humbur”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?