Rama tregon takimin e Podgoricës me zv.shefin e Shtëpisë së Bardhë: Çfarë më tha Mike Pence

Pak orë më parë në media u përhap lajmi se kryeministri i vendit Edi Rama u takua në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut.

Por pak minuta më parë, përmes një statusi në Facebook, Rama tregon se çfarë ka biseduar me zv.shefin e Shtëpisë së Bardhë.

STATUSI I PLOTË
Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.
Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.
Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?