FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: T’u tregojmë të gjithëve se jemi në Europë

Në Samitin e Vjenës, kryeministri Rama ka kërkuar që të hapen negociatat me BE, për të treguar të gjithëve se Shqipëria ndodhet në Europë.

"Nuk kam ndërmend të them se cfarë progresi kemi bërë, por Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. Kjo është mjaft e rëndësishme. Me reformën në arsim qëllimi ynë ishte cilësia në arsim.  Është i nevojshëm një sistem arsimor dual në Shqipëri, pra duhet një sistem i përshtatshëm që jo të gjithë studentët të shkojnë jashtë vendit. Pra të jetë një sistem arsimit i njëjtë, atë që studentët tanë kërkojnë atje ta gjejnë këtu. Në Bullgari vetëm 14% e të rinjve kërkojnë të qëndrojnë në vend, pjesë tjetër duan të largohen. Është e nevojshme që të hapim negociatat sepse duhet t'u tregojmë të gjithëve se vendi ynë ndodhet në Europë. Vendi ynë është me rregulla dhe duke zbatuar këto rregulla do të na bëjnë ne të ecim përpara", tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?