Rama u jep lejen e xhamisë myslimanëve

Rama tha se tashmë nga politika nuk ka më asnjë pengesë për ndërtimin e xhamisë dhe besimtarët myslimanë duhet t’i kërkojnë llogari për ndërtimin e saj, pikërisht Brucajt.

Nga sot përgjegjësi i vetëm për vonesën në nderimin e Xhamisë së Madhe të besimtarëve myslimanë, është Skënder Brucaj”, ka thënë kryeministri.

Ai u shpreh se ndërtimi i xhamisë është mbajtur peng nga politika, për të fituar vota nga myslimanët.

Rama u shpreh se është krenar që qeveria aktuale e zgjidhi këtë çështje kaq shpejt, dhe që për më tepër pranë saj nuk do të ndërtohen palate apo qendra tregtare.

Jam krenar që në një kohë realisht të shkurtër në detyrën tonë, i dhamë zgjidhje një problemi që qëndroi i hapur kaq gjatë.

Kjo kohë provon se ky problem ka qëndruar kaq kohë i hapur si mungesë e vullnetit politik.

Sot jam i lumtur sepse Zoti e desh dhe vullneti ynë e bëri të mundur që të mos kishim një xhami ngjitur një pallati dhe një qendre tregtare, por të kemi një xhami pranë së cilës do të ngrihet një muze i bashkëjetesës fetare.

 I jam mirënjohës Selim Muçës në fillim, Skënder Brucajt më pas, që me shumë mirëkuptim ka bashkëpunuar me ne, për ta kthyer xhaminë në parametrat e duhur dhe për të mos e lënë më në rrugë të shtyrë deri në buzë të trotuarit, por për ta vendosur në qendër të parkut të Namazgjasë dhe për ta rrethuar me pemë, gjelbërim, hapësira”, deklaroi kryeministri.

SHKARKO APP