FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama uron mëngjesin me video nga turizmi në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm vendosi t’ia urojë shqiptarëve me mbresat e një piloti spanjoll për turizmin në Shqipëri.

Në videon e postuar në Facebook, piloti Nacho Madrigal thotë se është i impresionuar nga kalaja dhe pazari i Krujës.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me mbresat e këtij piloti spanjoll që ka zgjedhur Shqipërinë për pushime të gjata me familjen e tij,” shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë nuk mungojnë as komentet kritike ndaj kreut të qeverisë. Një prej komentuesve i thotë se “me rrogat që kemi, këto vende i shohim vetëm nga interneti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ngele tu postu per turizmin. Ne qe jetojme me keto rroga i shohim nga interneti. Pse nuk poston per te papunet apo te rinjte qe e gjejne shpetimin tek emigracioni. Apo per dritat qe ikin ?’,” shkruan komentuesi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155070229711523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?