Rama uron ‘Mirëmëngjes” me foto nga Veriu, komentuesi: Bëj reklamë sa të duash, jemi pas Afrikës
Kryeministri Edi Rama i kthehet Veriut të vendit, duke reklamuar në faqen e tij në “Facebook” pamje përrallore nga lumi i Shalës në Koman. Ai ka publikuar 3 foto nga natyra në këtë zonë, ndërsa uron ndjekësit e tij për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Lumi i Shalës në Koman ?”, shkruan Rama në FB.
Por disa prej komentuesve i kujtojnë kryeministrit trafikun e tmerrshëm, e disa të tjerë rrugët e prishura. Një prej tyre thotë se populli shqiptar është pas Afrikës dhe nuk ka për t’u bërë kurrën e kurrës.
Komentues: Mirmengjes kryeministër më vjen keq për popullin e Shqipërisë që është një grusht vend po korrupsionin e ka shumë gjigand. Po ikën populli nga dita në ditë se është vend pa perspektiv, vend pa siguri, vend pa një të ardhme dhe të gjitha këto vijnë nga qeveritarët tanë të famshëm. Ti fol e bëj reklama sa të duash po populli shqiptar është mbrapa Afrikës dhe ky vende nuk ka për t’u bërë kurrën e kurrës se e kanë pushtuar hajdutërit qeveritarë miliarderët, mjerë ky popull ç’e ka gjetur që e keni bërë të flas me vete se jeni të gjithë njësoj qeveritarë për interesat e veta.


KOHA JONË SONDAZH

