FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama uron ‘mirëmëngjes’ me një dedikim të “Lonely Planet” për bregdetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët, me pamje nga bregdeti i Shqipërisë. Por këtë herë nuk janë janë foto apo pamje të përzgjedhura nga ai, por një video të publikuar nga transmetuesi më i madh i guidave turistike “Lonely Planet”.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video dedikuar bregdetit tonë të mrekullueshëm, publikuar nga gjigandi botëror i industrisë së guidave turistike dhe udhëtimit, Lonely Planet,” shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë që në postimin e bërë nga vetë “Lonely Planet” dy ditë më parë, shkruhet: “Shqipëria krenohet me një bregdet po aq të shkëlqyer sa i fqinjit grek”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?