FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama uron ‘mirëmëngjes’ me një qytet mesjetar në Shkodër, komentuesit: Ksamilit pse s’i bëre një foto?

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama i uroi shqiptarët me foto nga qyteti mesjetar i Sardës në Shkodër.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut, Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë, ku sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit nga misionin arkeologjik franko-shqiptar,” shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Edhe pse ka nga ata që e përgëzuan për promovimin e vlerave kulturore, në komente nuk munguan as kritikat ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej komentuesve i përmendi Ksamilin, ku plasja e një tubi të ujërave të zeza dhe derdhja e tyre në det, ishte kryefjala e lajmeve të ditës së djeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mirmgjesi..ate ksamilin qe shperthyn ujrat e zeza si bere nje foto?,” shkruan komentuesi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?