Rama uron “Mirëmëngjes” nga Brukseli, paralajmëron takim me Donald Trump dhe Angela Merkel?!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar edhe sot “Mirmëngjes” në profilin e tij në Facebook me disa foto të veçanta nga Brukseli.
Pas darkës së mbrëmshme të 6 kryeministrave të Ballkanit, të cilët ishin thirrur nga shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini, Rama ka përshëndetur dhe uruar ditë të mbarë nga Brukseli.
Bashkë me urimin, kryeministri ka shpërndarë edhe foto me të 6 kryeministrat e Ballkanit, ku bie në sy veshja e tij, ndryshe nga të tjerët.
“Vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, – ka shkruar Rama në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”

Statusi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

